Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 5 qershor

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në jug të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug dhe në verilindje të territorit më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 Diell re
Kukës 13/30 Diell re
Lezhë 15/30 Diell re
Dibër 12/31 Diell re
Durrës 17/32 Diell re
Tiranë 18/31 Diell re
Elbasan 15/32 Diell re
Berat 14/32 Diell re
Vlorë 17/30 Diell re si
Korçë 13/29 Diell re shi
Gjirokastër 10/31 Diell re shi
Sarandë 16/30 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli blen 25 avionë luftarakë amerikanë F-35
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/6/2024