Ballina Flash

KOKSH dhe bashkia e Tiranës, rritje e bashkëpunimit dypalësh

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH, Fidel Ylli së bashku me sekretarin e përgjithshëm të KOKSH, Gerti Shima zhvilluan një takim me drejtoreshën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve.

Fillimisht Ylli bëri një prezantim të detajuar të institucionit që ai drejton, që nga organizimi për projektin e “Ekipeve Sportive në Shkolla”, te bursat olimpike, “Qendra Olimpike” dhe përgatitjet për “Lojërat Olimpike Paris 2024”, si edhe rëndësia e marrjes me sport.

Ylli vlerësoi gjithashtu kontributin e Bashkisë së Tiranës në veçanti, si mbajtëse e titullit “Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023”, por edhe bashkitë e tjera të vendit, që me mbështetjen e tyre po e fuqizojnë edhe më shumë projektin Ekipet Sportive në Shkolla, që po fillon të japë rezultatet e para.

Ruseti vlerësoi maksimalisht arritjet e KOKSH, duke e marrë si një shembull të shkëlqyer në angazhimet dhe projektet që realizon.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Numri i aksidenteve shënoi rritje në prill
Artikulli tjetërTURQI – Erdogan sulmon me termat më të ashpra Netanyahun për luftën në Gaza