Ballina Flash

Masat e BE-së ndaj Kosovës, Stano: Raporti po finalizohet

PRISHTINË, 28 maj /ATSH/ Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Stano këtë përgjigje e dha pas pyetjes se a e ka dërguar përfaqësuesi i lartë i BE-së në vendet anëtare raportin dhe se a mund të pritet ndonjë lajm përpara zgjedhjeve evropiane të javës së ardhshme.

“Vetëm një fjali. Raporti është ende duke u finalizuar”, tha ai.

Sipas tij çdo gjë që ndodh në terren që ka ndikim negativ në përpjekjet që çojnë në depërshkallëzim do të merret parasysh dhe do të përfshihet në raport.

Së fundi më 20 maj, Policia e Kosovës ka kryer një aksion në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko: Llogari me zero kosto për pensionistët
Artikulli tjetërFOKUS – Holanda kryeson përpjekjet për të furnizuar Ukrainën me ”Patriot”