Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj priti në një takim në Shtëpinë e Biznesit CEO-n, Gruppo Cassa Depositi e Prestiti (CDP) kryesuar nga Dario Scannapieco dhe delegacionin e tij.
Ibrahimaj tha se, bashkëpunimi mes Qeverisë dhe CDP ka nisur prej kohësh.
“Qëllimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe CDP-së ka në fokus mbështetjen financiare për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe projektet strategjike”, tha ajo.
Ibrahimaj bëri të ditur se, në vijimësi të këtij takimi, me përfaqësuesit italianë diskutuan  nismat që do të kontribuojnë në nxitjen e investimeve nëpërmjet instrumentave financiare.
“Vlerësojmë partneritetin me CDP për t’iu ofruar bizneseve shqiptare akses të zgjeruar në financë”, u shpreh Ibrahimaj.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja në Budapest: Mirëpresim sipërmarrësit hungarezë të gatshëm për të shtrirë aktivitetin në Shqipëri
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE do të takohet me Izraelin për të diskutuar marrëveshjen e asociimit për të drejtat e njeriut