Ballina Flash

Gonxhja: Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor, ditë feste e promovimi

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ftoi të festohet dhe të promovohet mozaiku ynë të kulturave të ndryshme, që na përfaqësojnë jo vetëm në Shqipëri, por kudo.

“Me një histori të lashtë, trashëgimia jonë kulturore ka arritur të rezistojë brez pas brezi, duke ruajtur vlerat e saj pa i humbur elementët kombëtarë, të cilat na dallojnë kudo në botë dhe për më tepër përshtaten më së miri me të gjitha kulturat me të cilat bashkëjetojmë sot”, shkroi ministri i MEKI-t, në rrjetet sociale.

Përmes kësaj dite, UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie.

Diversiteti kulturor shihet si një trashëgimi e përbashkët për njerëzimin dhe ruajtja e saj konsiderohet si një etikë e pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Rezultatet e arritura, fillimi i revanshit të sundimit të ligjit
Artikulli tjetërBankat dhe jobankat, portofoli i kredisë për ekonominë 805 miliardë lekë