Ballina Flash

Studentja në “Columbia” vesh xhubletën ditën e diplomimit

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Në ceremoninë e diplomimit në një nga universitetet më prestigjioze amerikane si Columbia University, Mary Camaj, e reja me origjinë nga Malësia e Madhe, zgjodhi të vishte xhubletën duke lartësuar e shpalosur me krenari traditën e identitetin e saj shqiptar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit ndau këtë lajm të bukur në rrjetet sociale së bashku me një album fotografik të së sapodiplomuarës me veshjen tradicionale.
“Krenohemi për ata të rinj shqiptarë që ndonëse larg, janë gjithmonë e më pranë pranë nesh, duke u kthyer në ambasadorët tanë përmes promovimit të kulturës, gjuhës dhe historisë së kombit!”, u shpreh ministri Gonxhja në postimin e tij.

Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Xhubleta u pranua në 28 nëntor të 2022, në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit. Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj: Mirditorët kanë çfarë t’u tregojnë shqiptarëve dhe botës përmes promovimit të historisë
Artikulli tjetërBRATISLAVË –  Ministri i Brendshëm Estok: Pas atentatit të kryeministrit Fico fshihet “Ujku i vetmuar”