Ballina Ekonomi

Norma e interesit për bonot 12-mujore, në rënie

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Normat e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12-mujor, shënuan rënie në ankandin e kësaj jave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 3.54%, nga 3.66% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga tetë miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave arriti në pothuajse 11.9 miliardë lekë.

Krahasuar me një vit më parë, yield-i i bonove 12-mujore është në nivelet më të ulëta, nga kishte qenë 3.75%.

Normat e interesit në rënie për bonot, po reflektojnë rënien e inflacionit dhe mbajtjen e normave relativisht të ulëta të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë.

“Rënia e yieldeve përcakton direkt edhe kostot e huamarrjes së sektorit privat. Ulja e kostove të kredisë në lekë ka gjasa të mbajë në nivele të larta ecurinë e kredisë për ekonominë.

Të dhënat e tremujorit të parë 2024 treguan se vlera e kredisë së re të disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 82.8 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 30% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesë për riekspertim, Mediu: S’është provuar asnjë përfitim personal
Artikulli tjetërDeklaratat e Vulinit, MEPJ thërret ambasadorin serb për sqarim