TIRANË, 11 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë si dhe kryesisht zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave për pjesën më të madhe të ditës. Në zonën e qendrës këto reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 4-7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/26 | Diell re |
| Kukës | 11/23 | Diell re |
| Lezhë | 12/26 | Diell re |
| Dibër | 8/23 | Diell re |
| Durrës | 12/25 | Diell re |
| Tiranë | 14/27 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/27 | Diell re shi |
| Berat | 10/27 | Diell re shi |
| Vlorë | 13/22 | Diell re shi |
| Korçë | 8/20 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/23 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/23 | Diell re shi |












