KOPENHAGË, 10 maj /ATSH-ANSA/ – Në tregun e sotëm, ku telefonat inteligjentë po bëhen gjithnjë e më të hollë, me ekrane të mëdhenj dhe plot aplikacione, Nokia po synon një rikthim të fortë në të kaluarën.
Marka historike e Evropës Veriore, pjesë e grupit finlandez HDM prej disa vitesh, e rikthen Nokia 3210 në dyqane, 25 vjet pas prezantimit të saj të parë.
Kjo është një përpjekje tjetër për të kapur efektin e nostalgjisë që marka ka ndjekur tashmë për rimarketimin e Nokia 3310, 2720, 5310, 8210 dhe shumë të tjerëve të ndryshëm.
Synimi është gjithmonë ofrimi i produkteve ekonomike, në një format origjinal, por me një prekje moderne.
Për shembull, në bordin e Nokia 3210 ka Cloud Apps, një aplikacion që është paksa si një kontejner i shumë të tjerëve, si YouTube, por edhe moti dhe lajmet më të fundit.
Kamera është vetëm dy megapikselë, por, me sa duket, kjo nuk është pajisja më e mirë për të bërë fotografi.
Megjithatë, mund të jetë një shoqërues standard multimedial, duke pasur parasysh aftësinë për të luajtur skedarë MP3, falë slotit për kartat e memorjes microSD deri në 32 GB dhe pranisë së një radioje FM.
Padyshim që ekziston edhe videoloja Snake, e cila bëri pasurinë e Nokia-s mes fëmijëve, këtu me ngjyra dhe me rezolucion të lartë, të paktën në krahasim me versionin klasik.
Ka 4G, një port standard karikimi USB-C dhe tre ngjyra në dispozicion, Y2k Gold, Scuba Blue dhe Grunge Black, të gjitha me çmimin 79,99 euro./ /os/























