Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 9 maj

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat parashikohen të pasohen nga reshje shiu, fillimisht nga orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Këto reshje në periudha afatshkurtra pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes vonë reshjet humbasin intensitet e territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje të territorit.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/26 Diell re shi
Kukës 11/23 Diell re shi
Lezhë 14/25 Diell re shi
Dibër 7/24 Diell re shi
Durrës 14/24 Diell re shi
Tiranë 16/26 Diell re shi
Elbasan 13/26 Diell re shi
Berat 14/25 Diell re shi
Vlorë 14/24 Diell re shi
Korçë 8/21 Diell re shi
Gjirokastër 9/26 Diell re shi
Sarandë 12/22 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkaku i shurdhimit gjendet te flokët e Bethovenit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/5/2024