Ballina Flash

Orges Arifi në finalen e Evropianit të karatesë

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Karateisti shqiptar Orges Arifi ka siguruar medaljen e argjendtë dhe është në garë për medaljen e arit në Evropianin e karatesë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njoftoi sot se, karateisti shqiptar ia doli të shkojë në finalen e Kampionatit Evropian të karatesë, që po zhvillohet në Zadar, Kroaci.

Arifi arriti në shkojë në finalen e Kampionatit Evropian, pas katër fitoresh spektakolare kundër përfaqësuesve të Zvicrës, Turqisë, Çekisë dhe në gjysmëfinale kundër Azerbajxhanit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – TikTok prezanton mjete të reja për të raportuar përmbajtjen e krijuar nga AI
Artikulli tjetërZbulohet vilë me pishinë e periudhës romake gjatë gërmimeve në Durrës