Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 5 maj

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bë me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët si dhe në formën e shtrëngatave. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë  me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/23 Diell
Kukës 12/20 Diell re shi
Lezhë 14/24 Diell
Dibër 10/18 Diell re shi
Durrës 14/25 Diell
Tiranë 13/25 Diell
Elbasan 13/23 Diell
Berat 13/25 Diell
Vlorë 12/24 Diell
Korçë 9/16 Diell re shi
Gjirokastër 12/23 Diell
Sarandë 14/25 Diell

               

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Krishti u ngjall’, lutje dhe urime nga besimtarët ortodoksë në meshën e Pashkës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/5/2024