Ballina Aktualitet

Kremtohet e Premtja e Zezë e Pashkës ortodokse

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Besimtarët ortodoksë morën pjesë të premten pasdite në ceremoninë e Udhës së Kryqit, e njohur ndryshe si lëvizja e Epitafit të Krishtit, që i paraprin Ngjalljes së Krishtit, ose Pashkës në datën 5 maj.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndau në rrjete sociale, momente nga atmosfera e Pashkës në Korçë, ku shihen besimtarë të shumtë të pranishëm në ceremoninë e shërbesës së epitafit.

“Atmosfera e Pashkës në Korçë. Procesioni i Epitafit”, shkroi Peleshi.

Për ortodoksët kjo është Java e Madhe e Shenjtë dhe dita e sotme përkon me të Premten e Zezë ku përkujtohen Pësimet e Jezu Krishtit.

Të shumtë janë besimtarët që marrin pjesë në këtë ditë që përkujton kryqëzimin dhe varrimin e Krishtit, si dhe Ngjalljen pas tri ditësh. Mesnata mes 4-5 majit kulmon me Ngjalljen e Krishtit dhe ceremonitë në kishat e Shqipërisë fillojnë në 23:00 të së shtunës, për të vijuar deri në orët e para të së dielës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – BM vendos sanksione ndaj grupeve ekstremiste izraelite
Artikulli tjetërBSH: Rezultate financiare pozitive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme