Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 2 maj 2024

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.

Lokalisht reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim jugperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 Diell re shi
Kukës 9/20 Diell re shi
Lezhë 14/24 Diell re shi
Dibër 7/19 Diell re shi
Durrës 13/25 Diell re shi
Tiranë 16/26 Diell re shi
Elbasan 14/27 Diell re shi
Berat 12/28 Diell re shi
Vlorë 14/26 Diell re shi
Korçë 10/19 Diell re shi
Gjirokastër 11/24 Diell re shi
Sarandë 14/25 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në impiantin e Ferrokromit: Pagë mesatare 900 euro
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/5/2024