Ballina Flash

Konventa e PL miraton propozimin e Kryemadhit: 30% e buxhetit për gratë

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete.

Monika Kryemadhi propozoi që 30 % e buxhetit të fushatës t’i jepet grave. Konventa e votoi propozimin, por me ndryshimin që të mos jetë 30%, por 50%. Ndërsa propozimi tjetër i Monika Kryemadhit për konfliktin e interesit u rrëzua nga delegatët e Konventës Kombëtare.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKonispol, Denaj: Përmirësojmë infrastrukturën e ujitje-kullimit
Artikulli tjetërRegjistrimi i popullsisë, ja çfarë përfiton ekonomia e Kosovës