Ballina Flash

Hulumtimet e baronit Nopça në Shqipërinë e Veriut

TIRANË, 25 prill/ATSH/ Në rubrikën e saj dedikuar kujtesës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, bëri publike një foto të rrallë të fillimshekullit të kaluar. Fotografia e vitit 1905, është pjesë e koleksionit që baroni hungarez Franc Nopça ka realizuar në Shqipëri, ndërsa eksploronte veriun e vendit. Ajo paraqet një grup burrash me veshje kombëtare dhe origjinali i saj, realizuar në xham, ruhet në Muzeun e Historisë Natyrore Hungareze në Budapest.

Baroni Franc Nopça (1877-1933) ishte studiues hungarez dhe njohës i Shqipërisë.  Ai udhëtoi në Shqipëri dhe në Ballkanin jugor (Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Serbi) duke nisur që nga viti 1903 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.

Hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe pasionant i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog, fotograf, arkivist, ai vizitoi me kurreshtje të madhe thuajse çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut.

Nopça jetoi për disa vite në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij në malet e veriut të Shqipërisë, duke realizuar vazhdimisht fotografi me “Kodak”-un e tij, foto që sot janë jashtëzakonisht të rralla dhe paraqesin pasuritë etnografike por dhe natyrore në këto zona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit
Artikulli tjetërKapakët e artë të ungjillit që ruhen në Muzeun Ikonografik “Onufri”