Ballina Ekonomi

AIDA mbështet promovimin e verës “Made in Albania”

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Mbështetja që ofron AIDA për sektorin e verës, si dhe identifikimi i nevojave dhe sfidave me të cilat përballen prodhuesit e verës “Made in Albania”, ishin në qendër të takimit që u zhvillua sot në ambientet e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me prodhuesit e sektorit të verës dhe ekspertët e AIDA-s.

Në aktivitet, ishin të pranishëm zv. ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Endrit Yzeiraj, Drejtoresha e AIDA-s,  Laura Saro, përfaqësues te drejtorive të MEKI-t, përfaqësues nga shoqatat, somelierë, si edhe disa nga kantinat e prodhimit të verës.

Diskutimi në këtë tryezë u fokusua mbi mbështetjen që duhet të marrë ky sektor i rëndësishëm, sensiblizimi për promovimin e prodhimit të verës vendase në kuadër të fillimit të sezonit turistik, mbështjen e kompanive për blerjen e makinerive bujqësorë inovative dhe mbështetjen e kantinave të vogla për të rritur prodhimin dhe gjetur tregje të reja.

Në përfundim, u diskutua promovim i produkteve shqiptare në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, përmes një hapësire të dedikuar dhe video promovuese.

“Rekomandimet e nxjerra nga ky aktivitet do të adresohen, për mbështetjen e këtij sektori me potencial të madh për zhvillimin ekonomnik të vendit”, u shpreh Saro.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbi 12 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë në 3 muajt e parë të këtij viti
Artikulli tjetërManja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit