Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 12 prill 2024

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe nuk do të mungojnë vrenësirat e pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës.  Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8 -10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/28 Diell
Kukës 11/24 Diell
Lezhë 12/29 Diell
Dibër 9/24 Diell
Durrës 15/27 Diell
Tiranë 15/29 Diell
Elbasan 15/28 Diell
Berat 10/26 Diell
Vlorë 12/26 Diell
Korçë 10/24 Diell
Gjirokastër 9/26 Diell
Sarandë 14/24 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – FMN: Ekonomia globale e dobët për shkak të produktivitetit të ulët
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/4/2024