Ballina Flash

Sonte në TKOB, opera e Puçinit “La Boheme”

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Frekuentuesit e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, do të mund të ndjekin nga sot e ditët në vazhdim, një nga kryeveprat e kompozitorit të mirënjohur italian, Xhakomo Puçini.

Solistët, Kori, Kori i Zërave të Bardhë dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, do të risjellin operën “La Boheme”, nën dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent dirigjentit Niccolo Jacopo Suppa.

Kësaj here, “La Boheme” vjen me regji të Ada Gurrës, skenografi të Renold Sulës dhe kostumografi të Ardi Asllanit, si dhe me artistë të TKOB-së e të ftuar të njohur ndërkombëtarisht.

Premiera e “La Boheme” është sot dhe shfaqjet do të vijojnë në 12, 16, 17, 19 prill.

La Boheme është opera e kompozuar nga Giacomo Puccini mes 1893 dhe 1895 me një libret Italian nga Luigi Illica që bazohet në “Skenat jetës boheme” nga Henri Murger.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa e Bardhit, Alibeaj: Asnjë non grata për minim të demokracisë nuk do të jetë pjesë e PD
Artikulli tjetërBasha: Asnjë “non grata” pjesë e PD, mbështesim SPAK pa kushte