TIRANË, 5 prill /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat në raport me euron dhe u zhvlerësua me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 94.57 lekë ose 0.13 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.07 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 102.51 lekëve.
Në pozita të kundërta në këmbim me lekun, paraqiten sot paundi britanik e franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 119.47 lekë ose 0.12 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane krahasuar me ditën e enjte, u ngjit me 0.54 lekë dhe këmbehet me 104.74 lekë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 94.57 | +0.13 | |
| Euro | EUR | 102.51 | -0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 119.47 | -0.12 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.74 | +0.54 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 62.47 | +0.24 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.28 | -0.06 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 69.78 | -0.18 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.88 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.83 | -0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.74 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 126.35 | +0.17 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 216822.53 | +289.55 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2541.16 | -12.98 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.07 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.06 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 2.97 | +0.01 | |
/r.e/























