Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 4 prill 2024

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të thata me jugore.

Moti parashikohet i kthjellët me kohëzgjatje me diell e me vranësira të pakta të larta transparente kryesisht në relievet malore të territorit.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi 8-12m/sek e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/22 Diell re
Kukës 7/20 Diell re
Lezhë 9/21 Diell re
Dibër 5/19 Diell re
Durrës 11/23 Diell
Tiranë 12/23 Diell
Elbasan 9/22 Diell re
Berat 7/22 Diell re
Vlorë 10/22 Diell
Korçë 6/19 Diell re
Gjirokastër 7/20 Diell
Sarandë 11/23 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlibeaj: Nga amnistia të përfitojnë ata që nuk janë produkt i ndjekjes penale nga SPAK, BKH dhe GJKKO
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/4/2024