Ballina Flash

Terence Hill mbush 85 vjeç

ROMË, 30 mars /ATSH-ANSA/ – 85 pranvera për Terence Hill, aktori legjendar me buzëqeshjen dinake që fitoi zemrat e shumë brezave, shkruan il messaggero.it.

Ishte viti 1970 kur fytyra e Mario Girotti, emri i vërtetë i Terence Hill u shndërrua në një personazh në historinë e kinemasë, duke ofruar skena të paharrueshme dhe ‘’përplasje ikonike’’ me grushte përkrah partnerit të tij të pandashëm Bud Spencer.

Çifti Hill-Spencer bëri që miliona fëmijë që tani janë pak më të rritur të qeshin dhe të ëndërrojnë, duke u bërë një nga simbolet e kinemasë italiane.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Don Matteo dhe ‘’Un passo dal cielo’’, Hill nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Në të vërtetë këtë vit, 54 vjet pas filmit që e bëri të famshëm, pritet të dalë në kinema ‘’ The Nun and the Gun’’.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHumb jetën turistja kroate, operacion kërkim-shpëtimi për grupin e alpinistëve kroatë në Majën e Jezercës
Artikulli tjetërPiktori Gjergji Marko: Tavani i Kishës së madhe në Shkodër nuk u prek në kohën e komunizmit