Ballina Ekonomi

Shiten 8.5 miliardë lekë bono thesari

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e kësaj jave u shitën 8.5 miliardë lekë bono thesari, të shpallura për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë vlera totale e kërkesave në ankand ishte 8.56 miliardë lekë.

Bonot me maturim 12-mujor u shitën me një interes (yield) mesatar të ponderuar prej 3.65 %, nga 3.61 % që kishte qenë ky tregues në ankandin e fundit.

Sipas BSH-së, pavarësisht rritjes së interesit, yieldet vazhdojnë të jenë më të ulëta krahasuar me një viti më parë, që ishin 3.93%.

Ndërsa tregu financiar vendas mbetet likuid dhe gatishmëria e investitorëve për të financuar borxhin qeveritar është i lartë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNënshkruhet kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri, transformim rrjetit elektrik të Kamzës
Artikulli tjetër“Muzika si inteligjencë emocionale”, Eno Koço “rrëfim” në Akademinë e Shkencave