Ballina Flash

“Gjuha shqipe në bashkëkohësi”, cikël takimesh në COD

TIRANË, 28 mars/ATSH/ Në kuadër të “Vitit të Gjuhës Shqipe”, të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, Qendra per Hapje e Dialog (COD) zhvilloi takimin e parë të ciklit “Gjuha shqipe në bashkëkohësi”, me të ftuar pedagogët Lindita Xhanari, Lorena Dedja nga Universiteti i Tiranës dhe Granit Zela nga University of New York Tirana.

Takimi, ku ishin të pranishëm përkthyes, redaktorë e studentë, pati në qendër të diskutimit temën: “Çështjet dhe problemet e terminologjisë në kuadrin e përkthimeve, të redaktimeve dhe të botimeve në ditët e sotme. Përkthimi si urë komunikimi kulturor dhe sfidat e përkthimit letrar në gjuhën shqipe”.

Pas viteve `90, gjuha shqipe u përball me një sërë ndryshimesh qofshin ato politike, sociale, të cilat ndikuan drejtëpërdrejtë në çështjet gjuhësore. Prof. Lindita Xhanari veç sfidave në përkthimin e terminologjisë filozofike dhe historike nga turqishtja në shqip, në fjalën e saj u ndal edhe në trajtimin e përmasave gjuhësore dhe kulturore të përkthimit, si dhe domosdoshmërinë e njohjes së kulturave ku prodhohen dhe konsumohen përkthimet dhe rëndësinë e redaktorëve për ruajtjen e gjuhës standarde.

Ndërsa prof. Lorena Dedja u ndal tek përthimet nga gjuha frënge, përzgjedhja e materialeve për publikun dhe problematikat e përkthimit në gjuhën shqipe nga joprofesionistë që nuk janë njohës të mirë të gjuhës shqipe. Prof. Granit Zela, nxiti të rinjtë që të rriten profesionalisht duke mos e përqendruar çdo gjë tek pjesa monetare, por tek krijimi i përvojës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKENCË – Një Tokë që rrotullohet më shpejt mund të bëjë që matësit të zbresin një sekondë nga orët botërore
Artikulli tjetërRama: Rritje eksponenciale e turizmit, politikë e re për aftësimin profesional