TIRANË, 27 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 1.72 lekë dhe këmbehet me 96.52 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 104.63 lekëve, ose 1.70 lekë më shumë se të martën.
Me 1.89 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 121.94 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 1.41 lekë dhe këmbehet me 106.64 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 96.52 | +1.72 | |
| Euro | EUR | 104.63 | +1.70 | |
| Poundi Britanik | GBP | 121.94 | +1.89 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.64 | +1.41 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 63.90 | +1.23 | |
| Dollari Australian | AUD | 63.03 | +0.86 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 71.02 | +1.13 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.11 | +0.11 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.96 | +0.10 | |
| Korona Daneze | DKK | 14.02 | +0.21 | |
| SDR | SDR | 128.96 | +2.30 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 211539.02 | +3,557.30 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2367.72 | +25.34 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.36 | +0.23 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.31 | +0.22 | |
| Lira Turke | TRY | 3.00 | +0.05 | |
/r.e/












