Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 24 mars

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bë të ditur se këtë të diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa veriperëndimore.

Moti parashikohet me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe vranësira të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit.

Reshjet do të bëhen prezente filllimisht në veriperëndim të vendit me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Në qendër dhe pjesërisht në jug reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10 m/s, hera herës në bregdet do të shfaqet intensive dhe në intervale të shkurtra kohore problematike me shpejtësi 14-17 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/18 Re shi
Kukës 3/16 Re diell shi
Lezhë 9/19 Re shi diell
Dibër 3/14             Re shi diell
Durrës 9/20 Re shi diell
Tiranë 8/20 Re shi diell
Elbasan 8/21 Diell re shi i dobët
Berat 6/22 Diell  re
Vlorë 7/20 Diell  re
Korcë 3/14 Diell  re
Gjirokastër 4/20 Diell  re
Sarandë 7/20 Diell  re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i Goros, Basha: Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni është Rama
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/3/2024