Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Muzhaqi takim me të rinjtë e Grupimit Rinor Rural

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilloi sot në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, një takim me disa prej të rinjve të Grupimit Rinor Rural (Rural Youth Hub).

Muzhaqi u shpreh se, të rinjtë treguan për pasionin dhe angazhimin e tyre në fushat si agroturizmi, bujqësia, blegtoria, dhe bletaria, si edhe dëshirën e tyre për të ruajtur dhe trashëguar traditën e familjes, duke zgjedhur të kontribuojnë në vendin e tyre, Shqipërinë.

Më tej, ata biseduan për sfidat që të rinjtë hasin në zonat rurale, duke i ndihmuar si të qasen konkretisht ndaj tyre me mundësi konkrete si, thirrjet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë për projektpropozime rinore, Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, thirrja e startup-eve e mundësi të tjera që nxisin të rinjtë të angazhohen.

“Kënaqësi që kisha mundësi të njihja nga afër këta të rinj të mrekullueshëm që kanë krijuar një rrjet me rreth 250 të rinj anëtarë që zgjedhje të parë kanë dashurinë për agroturizmin, bujqësinë, blegtorinë dhe bletarinë”, theksoi Muzhaqi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana para e pas tranzicionit, në ekspozitën e Roland Tashos
Artikulli tjetërSekuestrohen 116 685 euro nga burime kriminale, pranga 30-vjeçarit