Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 17 mars 2024

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura. Në mesditë dhe pasdite reshje shiu të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 5-8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/19 Diell re shi
Kukës 7/16 Diell re shi
Lezhë 10/18 Diell re shi
Dibër 5/15 Diell re shi
Durrës 8/20 Diell re shi
Tiranë 10/20 Diell re shi
Elbasan 10/19 Diell re shi
Berat 7/20 Diell re shi
Vlorë 8/19 Diell re shi
Korçë 3/13 Diell re shi
Gjirokastër 4/19 Diell re shi
Sarandë 8/19 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdalimi i 4 të kërkuarve, Balla: Punë e pandërprerë hetimore, bashkëpunim me agjencitë partnere
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17 MARS 2024