Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 15 mars 2024

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpasherëshme. Në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje të dobta shiu në formë pikash përgjatë relieveve malore të vendit. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/18 Diell re
Kukës 5/14 Diell re shi
Lezhë 6/17 Diell re
Dibër 3/13 Diell re
Durrës 7/21 Diell re shi
Tiranë 8/21 Diell re
Elbasan 7/19 Diell re shi
Berat 5/19 Diell re shi
Vlorë 9/18 Diell re shi
Korçë 2/12 Diell re shi
Gjirokastër 3/18 Diell re
Sarandë 7/18 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarri në pusin Kreshpan 4, Albpetrol: Situata u normalizua në kohë të shkurtër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15 MARS 2024