Ballina Flash

Restaurohet ikona “Krishtikryejerak mbi Fron” e Johan Çetirit

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Një tjetër vepër arti ka marr dritë në laboratorin e restaurimit në Drejtorinë Rajonale të Trashëgimsië Kulturore Berat. DRTK Berat njoftoi se pas një pune të gjatë me durim e pasion nga mjeshtrat e restaurimit ka përfunduar ndërhyrja në ikonën “Krishtikryejerak mbi Fron” me autor Gjergj Johan Çetiri.

Ikona është marrë nga kisha e Shën Thanasit në fshatin Karavasta të rrethit të Lushnjes.

Ndërhyrjet e kryera mbi ikonë konsistojnë në konsolidimin e grundit dhe pelikulit, dezinfektimin e ikonës, pastrimin e vernikut të degraduar dhe vendosjen e vernikut për mbrojtjen e pikturës.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore të Beratit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13 MARS 2024
Artikulli tjetërUjëvara e Sllapit në Selcë, mes peizazhit baritor të fshatrave të Shkodrës