Ballina Flash

Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë Kurti për Manastirin e Deçanit

PRISHTINË, 13 mars /ATSH/ Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Në një postim në rrjetin social X, Hovenier shkruan se ky vendim demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmëssekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti sot ka deklaruar se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën rreth Manastirit të Deçanit. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAna Kapaj emërohet në postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit
Artikulli tjetërFondi Shqiptar i Zhvillimit caktohet autoritet kontraktor për projektin e “Kolegjit të Europës”