Ballina Bota

TEL AVIV – Netanyahu: Udhëheqësit e lartë të Hamasit janë të gjithë të vdekur

TEL AVIV, 11 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti synimin e tij për ta udhëhequr vendin drejt “fitores totale” në luftën kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

“Ne jemi në rrugën drejt fitores totale. Në rrugën drejt kësaj fitoreje, ne kemi eliminuar tashmë tek Hamasi numrin katër, tre, dy dhe një’’, theksoi ai.

“Ata janë të gjithë të vdekur. Ne do t’i arrijmë të gjithë”, shtoi ai.

Numri katër në hierarkinë e Hamasit është padyshim zyrtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri, i cili u vra në një sulm ajror në kryeqytetin libanez Bejrut në fillim të janarit.

Vrasja e synuar më pas iu atribuua Izraelit, i cili ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje. Me videomesazhin e Netanyahut, ka të ngjarë që Izraeli të ketë pranuar përgjegjësinë për sulmin.

Al-Arouri ishte përgjegjës brenda Hamasit për mbajtjen e marrëdhënieve të ngushta me milicinë shiite pro-iraniane Hezbollah në Liban. Prandaj, ishte gjithashtu e një rëndësie thelbësore për furnizimin me armë për islamistët në Rripin e Gazës.

Komentet e Netanyahut erdhën vetëm disa orë pasi mediat izraelite raportuan vrasjen e mundshme të zyrtarit të tretë më të lartë të Hamasit në Rripin e Gazës, Marwan Issa.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Kredia me probleme u rrit në nivelin 4.88% në janar
Artikulli tjetërMOSKË – Sondazhet e Kremlinit: Putin mund të marrë 82% të votave