Ballina Bota

POLONI – Tusk: Embargo për prodhimet ushqimore ruse

VARSHAVË, 29 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kryeministri pro-evropian polak Donald Tusk deklaroi se aid he vend ii tij nuk përjashtojnë një embargo të përkohshme ndaj produkteve ushqimore nga Rusia, duke imituar një nismë të ngjashme të ndërmarrë nga Letonia.

Tusk e bëri deklaratën në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Letonisë, Evika Silina, duke thënë se “pak njerëz e kuptojnë se në kaosin aktual ka produkte nga Bjellorusia dhe Rusia në shitje”.

Polonia do të analizojë “tërësisht” ndikimin e vendimit të Letonisë’’, deklaroi Tusk.

Kryeministri polak njoftoi se synon ta diskutojë këtë çështje sot në një takim me fermerët që po hasin problemet e mbifurnizimit dhe konkurrencës “të pabarabartë” e cila nuk lind vetëm nga tregtia me Ukrainën, por edhe nga eksportet nga Rusia dhe Bjellorusia.

Kryeministrat e Polonisë dhe Letonisë kanë vendosur të bashkojnë forcat për të bindur liderët evropianë që të veprojnë në lidhje me importet e ushqimeve nga Lindja.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHovenier: Drafti për Asociacionin duhet të shkojë sa më shpejt në Kushtetuese
Artikulli tjetërMbahet takimi i 9-të i Komitetit Teknik të Komunitetit të Transportit Ujor