TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi drri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1- 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/22 | Diell re |
| Kukës | 6/19 | Diell re |
| Lezhë | 10/23 | Diell re |
| Dibër | 4/16 | Diell re |
| Durrës | 12/24 | Diell re |
| Tiranë | 11/23 | Diell re |
| Elbasan | 10/23 | Diell re |
| Berat | 8/24 | Diell re |
| Vlorë | 8/21 | Diell re |
| Korçë | 6/14 | Diell re |
| Gjirokastër | 7/22 | Diell re |
| Sarandë | 11/21 | Diell re |












