Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 24 shkurt 2024

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më te madhe të territorit. Pas orëve të mesditës në ekstremet veri –jug reshjet pritet të jenë me intensitet deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra  shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike.

Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhët intensive dhe hera-herës shfaqet problematike me shpejtësi 12-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/18 Re shi
Kukës 9/18 Re diell shi
Lezhë 8/18 Re shi
Dibër 6/16 Re diell shi
Durrës 10/20 Re diell shi
Tiranë 10/20 Re diell shi
Elbasan 8/18 Re diell shi
Berat 6/21 Re diell shi
Vlorë 8/20 Re shi
Korçë 5/14 Re shi
Gjirokastër 8/16 Re shi
Sarandë 12/18 Re shi

 

                           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUENOS AIRES – Blinken: I zhgënjyer nga planet izraelite për të zgjeruar vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/02/2024