Ballina Bota

BRUKSEL – Stoltenberg: E ardhmja e Ukrainës është në NATO

BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-DPA/ – Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu sigurinë e tij se e ardhmja e Ukrainës qëndron në aleancën e mbrojtjes perëndimore.

“Ukraina do të bashkohet me NATO-n. Nuk është çështje nëse, por kur”, deklaroi  ai.

Forcat ruse filluan një pushtim në shkallë të plotë të fqinjit të saj më të vogël në orët e para të 24 shkurtit 2022.

“Ndërsa përgatitemi për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për sigurinë tuaj dhe tonën”, theksoi Stoltenberg.

Ai e përshkroi situatën në front si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se nuk kishte “asnjë tregues se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitej për paqen’’.

“Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia. Ju e keni larguar Rusinë nga pjesa më e madhe e Detit të Zi, ndërsa u keni shkaktuar humbje të mësha forcave ruse”.   /os/

,

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Gantz: Izraeli do të nisë ofensivën e shumëpritur në Rafah
Artikulli tjetërTOKIO – Një kërcënim terrorist mbyll parkun ”Hello Kitty”