Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 23 shkurt 2024

TIRANË, 23 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet  me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që prej orëve të para të 24-orëshit fillimisht në veriperëndim dhe jug të vendit. Gradualisht reshjet shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtra. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhët intensive dhe hera-herës shfaqet problematike me shpejtësi 11-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Re shi
Kukës 3/16 Re diell shi
Lezhë 5/16 Re shi
Dibër 2/14 Re diell shi
Durrës 6/13 Re diell shi
Tiranë 7/19 Re diell shi
Elbasan 6/18 Re diell shi
Berat 4/19 Re diell shi
Vlorë 7/18 Re diell shi
Korçë 2/12 Re shi diell
Gjirokastër 4/17 Re shi diell
Sarandë 6/18 Re shi

 

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmnistia Penale, Manja: Nëse projektligji miratohet, 400 të dënuar lirohen menjëherë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/02/2024