Ballina Flash

Kupa e Shqipërisë, fitojnë “Erzeni” dhe “Egnatia”

TIRANË, 21 shkurt/ ATSH/ “Erzeni” dhe “Egnatia” kanë fituar duelet respektive në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, duke mundur “Vllazninë” dhe “Laçin”.

Në Kurbin, sfida mes bardhezinjve dhe zijeshilëve u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Edilir Tetovës triumfoi ndaj skuadrës së Josës, falë një goli në minutën e 95’ të Albano Aleksit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Sfida ishte e dyluftuar.

Fitore ka arritur edhe “Erzeni” në shtëpi përballë “Vllaznisë” me rezultatin 2-1. Për vendasit golat u shënuan nga Asani në minutën e 63’ dhe Kacbufi në minutën e 89’, 2 minuta pasi barazoi përkohësisht Smajli.

Me këto dy sfida mbyllen takimet e para të turit të parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e kthimit do të luhen të gjitha më 5 mars, ora 14:00

Sfidat e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:

“Kukësi”-“Partizani            0-1
“Teuta”-“Tirana”                0-0
“Erzeni”- “Vllaznia”,           2-1
“Laçi”-“Egnatia”                0-1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAfresket e kishave të Voskopojës, ftesë për turistët
Artikulli tjetërHOLANDË – Europol shkatërron një rrjet ruso-euroaziatik pastrimi parash