TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe përfaqësuesi ligjor i PD, Rezart Kthupi dorëzuan sot në SPAK padi për çështjen e inceneratorëve.
Në një prononcim për medie pas dorëzimit të padisë, Pampuri u shpreh se “Partia Demokratike ka denoncuar prej vitesh tashmë aferën e inceneratorëve”.
“Të gjithë e kemi dëgjuar intervistën e Arben Ahmetajt, sigurisht që ka indicie të reja për hetim dhe bazuar në këto indicie, ne kemi paraqitur sot në SPAK një kërkesë për hetim për Erion Veliajn dhe Edi Ramën, duke u bazuar në atë që ish-numri 2 i Edi Ramës deklaroi në intervistën e tij”, u shpreh Pampuri.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Rezart Kthupi bëri të ditur se Prokuroria e drejton vetë hetimin dhe nëpërmjet hetimit mund të zgjidhë nëse ka nevojë që të marrë adresën e Ahmetajt nga gazetari apo jo”.
“Megjithëse në dijeninë time Ahmetaj me kontratën e lobimit e ka deklaruar edhe adresën e tij fizike, kështu që më duket e tepërt çështja të thërritet një gazetar për të marrë një adresë”, u shpreh Kthupi i pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje.
/m.m/












