Ballina Flash

Dudaev siguron finalen në Evropianin e mundjes në Bukuresht

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Mundësi shqiptar Islam Dudaev ka siguruar finalen e kampionatit Europian të mundjes, që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se, Dudaev në ndeshjen e parë mposhti turkun Toprak, me rezultatin 6-3.

Në garën me rumunin Coman, Dudaev e dominoi përballjen në tapet duke marrë rezultatin 8-1.

Në ndeshjen e tretë Dudaev fitoi pastër me francezin Arsamerzouev, me rezultatin 4-0.

Ndërsa ndeshja që i siguroi finalen ishte ajo ndaj mundësit nga Azerbajxhani, ndeshje të cilën e fitoi me rezultatin 3-1.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Mynih, takon zv.presidentin e KE: Folëm mbi planin e ri të rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërMYNIH – Guterres: Komuniteti ndërkombëtar po përçahet gjithnjë e më shumë