Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte, 15 shkurt 2024

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatare në veri të vendit deri në orët e mesditës. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Mjegull / Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/18 Diell re
Kukës 3/14 Diell re
Lezhë 4/18 Diell re
Dibër -1/13 Diell re
Durrës 2/19 Diell
Tiranë 4/20 Diell
Elbasan 3/19 Diell
Berat 2/20 Diell
Vlorë 4/18 Diell
Korçë 0/11                  Diell
Gjirokastër 2/19 Diell
Sarandë 7/19 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Baerbock: Gaza në prag të kolapsit nëse nuk pranohet armëpushimi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/02/2024