Ballina Flash

Ura e Bunës në Shkodër, e zbukuruar me zemra për Shën Valentin

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Në ditën e të dashuruarve një dekor mbresëlënës ka përgatitur edhe bashkia e Shkodrës.

Ura e Bunës është mbushur me zemra të kuqe për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm që duan të kenë një kujtim në festën e Shën Valentinit.

Në Urën e Bunës është vendosur një dekor me zemra, ndërsa në sfond shfaqet edhe kalaja e Rozafës. Po ashtu në urë janë vendosur edhe disa dry çelësash, ku të rinjtë në mënyrë simbolike mund t’i vendosin aty dhe t’i hedhin çelësat më pas në lumin e Bunës.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga ky dekor.

“Për dashurinë që fiton mbi çdo gjë, një surprizë modeste nga bashkia Shkodër”, shkruan Benet Beci.

14 shkurti është dita që në kalendarin e krishterë i kushtohet Shën Valentinit, martir e shenjtor. Shën Valentini lindi në vitin 176 dhe pasi mbushi të 20-at u bë ipeshkv i Ternit. E vranë në moshën 97-vjeçare dhe disa shekuj më vonë e shpallën shenjtor.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Irlanda & Spanja: Ndëshkime ekonomike nëse Izraeli shkel detyrimet
Artikulli tjetërKoçiu: Në Spitalin e Skraparit tashmë kryhen të gjitha analizat e nevojshme bio-kimike