Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 9 shkurt 2024

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të  të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Në veriperëndim reshje lokale shiu me intensitet të ulët në mënyrë të izoluar në mesditë e pasdite.

Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 Diell re shi
Kukës 2/15 Diell re
Lezhë 7/18 Diell re shi
Dibër 0/15 Diell re
Durrës 7/21 Diell re
Tiranë 6/20 Diell re
Elbasan 5/20 Diell re
Berat 3/21 Diell re
Vlorë 5/21 Diell re
Korcë -2/14 Diell re
Gjirokastër 0/19 Diell re
Sarandë 6/20 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE miraton misionin ushtarak në Detin e Kuq
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/02/2024