Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 8 shkurt 2024

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të  të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Në veriperëndim dhe lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje lokale shiu me intensitet të ulët në mënyrë të izoluar në mesditë e pasdite.

Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/15 Re shi diell
Kukës 5/16 Re diell
Lezhë 8/15 Re shi diell
Dibër 4/15 Re diell
Durrës 7/21 Re shi diell
Tiranë 9/20 Re diell
Elbasan 6/19 Re diell
Berat 5/20 Re diell
Vlorë 7/20 Re diell
Korçë 3/13 Re diell
Gjirokastër 1/19 Re diell
Sarandë 8/19 Re diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Netanyahu kundërshton planin e armëpushimit të Hamasit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/02/2024