Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 3 shkurt 2024

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/15 Diell
Kukës -3/13 Diell
Lezhë -1/16 Diell
Dibër -5/12 Diell
Durrës 2/15 Diell
Tiranë 2/15 Diell
Elbasan -1/14 Diell
Berat -4/16 Diell
Vlorë 1/15 Diell
Korçë -4/6 Diell
Gjirokastër -6/10 Diell
Sarandë 3/16 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakA e dini se Brazili ka më shumë tempuj fetarë sesa spitale dhe shkolla së bashku?!​
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 3 SHKURT 2024