Ballina Bota

BELFAST – O’Neill e para kryeministre e Irlandës së Veriut

BELFAST, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Liderja e Sinn Fein, Michelle O’Neill është kryeministrja e parë femër në Irlandën e Veriut.

Ajo u emërua zyrtarisht sot pas marrëveshjes së arritur ditëve të fundit për të thyer ngërçin politik dhe për t’iu rikthyer formimit të një pushteti lokal të unitetit kombëtar mes republikanëve të Sinn Fein dhe sindikalistëve të DUP-së.

Ekzekutivi i ri u formua në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit në provincën e Mbretërisë, tashmë e udhëhequr nga Michelle O’Neill, e para për ekipin republikan, ndërsa numri 2 në qeveri është përfaqësuese e DUP-së. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes Vittorio Emanuele i Savojës
Artikulli tjetërBasha: PD, në krah të të rinjve