Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 30 janar 2024

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata por të ftohta.

Moti parashikohet me vranësira të pakta, kalimtare në orët e paradites përgjatë relieveve malore në veri të vendit. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin dhe kohëzgjatje të orëve me diell. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë  e mjegullës së dendur/mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/11 Diell
Kukës 2/6 Diell
Lezhë 2/11 Diell
Dibër -4/6 Diell
Durrës 2/14 Diell
Tiranë 2/13 Diell
Elbasan 3/13 Diell
Berat -2/13 Diell
Vlorë 2/13 Diell
Korçë -4/4 Diell
Gjirokastër -3/10 Diell
Sarandë 3/14 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVolumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore ra me 8.9 %
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30 JANAR 2024