Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 27 janar 2024

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 11-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/15 Diell
Kukës 0/6 Diell
Lezhë 4/15 Diell
Dibër -2/6 Diell
Durrës 4/17 Diell
Tiranë 4/16 Diell
Elbasan 3/16 Diell
Berat 2/15 Diell
Vlorë 6/17 Diell
Korçë -2/6 Diell
Gjirokastër 3/14 Diell
Sarandë            5/15 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj: Paketë mbështetëse për industrinë fason
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2024