Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 21 janar 2024

TIRANE, 21 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në orët e paradites, më pas mot I kthjellët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e paradites me intensitet të ulët në formën e shtrëngatve afatshkurtra lokale në jug të vendit, ndërsa në mesditë parashikohet ndërprerje e tyre.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës shfaqet intensive e problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/6 Re diell
Kukës -6/-1 Re diell
Lezhë 1/6 Re diell
Dibër -6/0 Re diell
Durrës 3/11 Re diell
Tiranë 3/11 Re diell
Elbasan 0/10 Re diell
Berat 3/12 Re shi diell
Vlorë 5/11 Re shi diell
Korcë -4/0 Re shi diell
Gjirokastër 2/8 Re shi diell
Sarandë 5/10 Re shi diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorça nën petkun e dëborës, Rama ndan momente magjepsëse
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/01/2024