Ballina Bota

RIGË – Letonia dëbon 1 000 qytetarë rusë

RIGË, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Letonia ka nisur procesin e dëbimit të 985 shtetasve të Federatës Ruse me banim në shtetin baltik, të cilët pasi kanë dështuar në provimin e gjuhës (niveli A2), i kërkuar për lëshimin e lejes së qëndrimit, nuk kanë kërkuar një dokument qëndrimi të përkohshëm.

Këtyre personave, organet kompetente u kanë dërguar një njoftim për t’u larguar nga vendi brenda dy javësh nga marrja e dokumentit të dëbimit ose për të rregulluar menjëherë statusin e tyre ligjor.

Kalimi i testit të gjuhës për rinovimin e lejeve të qëndrimit u fut në verën e vitit 2022 dhe ka të bëjë ekskluzivisht me shtetas të huaj./ /a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shtegu i Barinjve” i shtohet ofertës turistike malore shqiptare
Artikulli tjetërMbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, 4 të proceduar në Delvinë